Politike

Berisha: Ata që votuan janë mercenarë që nuk kanë ligj e moral, nuk kanë asnjë provë

Po ashtu berisha ka deklaruar se nuk gjendet asnjë shkresë me firmën e tij për këtë çështje, ndërkohë që ai disponon 4 vendime me firmën e Ramës.

18 Dhjetor 2023, 21:54 Nga I.A
Berisha: Ata që votuan janë mercenarë që nuk kanë ligj
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se ata që votuan sot në Këshillin e Mandateve janë mercenarë. I ftuar në emisionin “Drejt” në Ora News, Berisha tha se parlamenti nuk ka asnjë provë dhe nuk mund marrë një vendim pa prova. Po ashtu berisha ka deklaruar se nuk gjendet asnjë shkresë me firmën e tij për këtë çështje, ndërkohë që ai disponon 4 vendime me firmën e Ramës.

"Parlamenti nuk merr kurrë një vendim ndaj deputeti pa vërtetuar provat. Ata nuk kanë asnjë provë. Ata janë mercenarë të cilët nuk kanë ligj as moral. Në 3 vjet hetime, në një process që ka zgjat nga 94 në 2009 pra që vetkuptohet që duhet të ketë me qindra shkresa nuk gjen një të vetme me firmën e Sali Berishës. Unë sot kam këtu 4 vendime me firmën e Edi Ramës," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll