Sport

De Bruyne i grabitet shtëpia, por mesfushori vendosi të qëndrojë në Arabinë Saudite... (foto)

Familja e mesfushorit nuk ishte në shtëpi në momentin e krimit dhe lojtari, i cili së fundmi u rikthye në stërvitje te City, vendosi të qëndrojë me ekipin e tij, me synimin për një rikthim të mundshëm në fushë gjatë Kupës së Botës për Klube.

19 Dhjetor 2023, 07:30 Nga DOSJA

De Bruyne i grabitet shtëpia, por mesfushori vendosi të

ANGLI - Kevin de Bruyne ishte risia kryesore në seancën stërvitore të Man.City këtë të hënë, në Arabinë Saudite, një ditë para ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube me Urawa Reds. 

Mesfushori nuk ka luajtur që nga gushti. Manchester City u stërvit në Arabinë Saudite përpara debutimit të tyre në Kupën e Botës për Klube, të planifikuar për të martën, kundër skuadrës japoneze Urawa Reds. Haaland nuk ishte i pranishëm në seancën stërvitore.

Ky rikthim ndodhi, pasi lojtari mori një lajm shqetësues nga Belgjika, rezidenca e tij në qytetin Heusden-Zolder, ishte shënjestër e një grabitjeje. Familja e belgut nuk ishte e pranishme në vendngjarje në momentin e grabitjes dhe më vonë ishte gruaja e tij, Michele Lacroix, ajo që raportoi ngjarjen tek autoritetet. 

Një zyrtar nga Zyra e Prokurorisë Publike lokale, cituar nga “Daily Mirror”, shpjegoi se çfarë ndodhi: “Në shikim të parë, duket se ata ishin vjedhur kryesisht bizhuteri (…) Ne do të hetojmë kamerat e vëzhgimit dhe do të flasim me fqinjët, por ende nuk është e qartë se cilët janë autorët e krimit”.

Megjithatë, De Bruyne vendosi të mos kthehet në vendlindjen e tij dhe të qëndrojë me pjesën tjetër të skuadrës së Man.City, pasi ai është i etur për rikthimin e tij në fushë. 

B.T (Dpsja.al)

Sondazh

Poll