Bota

Sekretari amerikan i Mbrojtjes nis vizitën/ Mbrojtja izraelite ndryshon kursin e sulmeve ushtarake: Shumë shpejt civilët do të kthehen në Gazën veriore

Austin dhe kryeministri izraelit Netanyahu diskutuan planet që Izraeli të kalojë në operacione më kirurgjikale, të udhëhequra nga inteligjenca, që synojnë vrasjen e liderëve të Hamasit, shkatërrimin e tuneleve dhe shpëtimin e pengjeve.

18 Dhjetor 2023, 22:12 Nga A.TH
Sekretari amerikan i Mbrojtjes nis vizitën/ Mbrojtja izraelite ndryshon
Lloyd Austin

IZRAEL- Izraeli pritet që shumë shpejt të kalojë në një fazë të re të sulmeve ushtarake në Rripin e Gazës. Gjatë një konference për shtyp me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant tha se kjo do të thotë që shumë shpejt civilët mund të kthehen në Gazën veriore. Për herë të parë, që nga 7 tetori, Izraeli pranoi ndryshimin e kursit të sulmeve ushtarake në Gazë, për shkak të presionit ndërkombëtar e sidomos të Shteteve të Bashkuara. Ajo çfarë ka në thelb plani i ri ushtarak është përqëndrimi i sulmeve tek terroristët dhe udhëheqësit e Hamasit, duke ulur në këtë mënyrë numrin e të vrarëve mes civilëve.

“Mund t'ju them se së shpejti do të jemi në gjendje të bëjmë dallimin midis zonave të ndryshme në Gaza. Izraeli do të fillojë të punojë për të rikthyer popullsinë lokale ndoshta më shpejt në veri sesa në jug. Ky është një diskutim i vazhdueshëm,” shtoi Gallant.

Lloyd Austin, sekretari amerikan i Mbrojtjes, deklaroi se prania e tij në Izrael do të thotë shkëmbim eksperiencash për të eliminuar grupet e terroriste, ndërsa SHBA mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj për Izraelin. Ai tha se SHBA mund të ofrojë një pasqyrë bazuar në përvojën e saj në luftimin e grupeve terroriste dhe se kishte disa mendime të shkëlqyera se si të kalonte nga operacionet me intensitet të lartë në operacione me intensitet më të ulët.

Mediat e huaja raportojnë se Austin dhe kryeministri izraelit Netanyahu diskutuan planet që Izraeli të kalojë në operacione më kirurgjikale, të udhëhequra nga inteligjenca, që synojnë vrasjen e liderëve të Hamasit, shkatërrimin e tuneleve dhe shpëtimin e pengjeve, në mënyrë që të frenohet humbja e jetës civile. Kjo është një ndër vizitat e shpeshta që zyrtarë amerikanë kanë zhvilluar së fundmi në Izrael, duke deklaruar hapur se mbrojtja izraelite duhet të gjejë mënyrën që të ulë numrin e viktimave në Gazë si dhe krijimin e një shteti palestinez pas kësaj lufte. I preferuar i Shteteve të Bashkuara duket se është Mahmoud Abass, lideri i Autoritetit Palestinez.

yoav gallant lloyd austin

Sondazh

Poll