Bota

Zhdukja e Navalny-t/ Gjykatat ruse ndalon procesin gjyqësor kundër liderit të opozitës

Avokatët e tij ngritën shqetësimin se kritiku i Kremlinit mund të mbytet apo edhe të vritet pasi Putin njoftoi planet për të zgjatur sundimin e tij për një mandat të pestë presidencial.

18 Dhjetor 2023, 20:19 Nga A.TH
Zhdukja e Navalny-t/ Gjykatat ruse ndalon procesin gjyqësor kundër
Alexei Navalny

RUSI- Gjyqtarët rusë ndërprenë procedurat e reja penale për liderin e burgosur të opozitës Alexei Navalny, pasi mbështetësit ngritën shqetësimin se ai nuk ka kontaktuar me avokatët e tij për gati dy javë. Një zyrtar i OKB-së u shpreh se mungesa e tij përbënte një zhdukje të detyruar.

The Guardian raporton se gjykatat ndërprenë shtatë seanca gjyqësore të derisa të përcaktohet vendndodhja e Navalny. Avokatët e tij ngritën shqetësimin se kritiku i Kremlinit mund të mbytet apo edhe të vritet pasi Vladimir Putin njoftoi planet për të zgjatur sundimin e tij për një mandat të pestë presidencial.

Navalny, i cili është dënuar me gati tre dekada burg, u zhduk nga një burg në rajonin e Vladimirit pranë Moskës javën e kaluar dhe dyshohej se është transferuar në një koloni regjimi special, ku ai mund të mbahej pa patur asnjë komunikim. Navalny u helmua në Rusi me novichok në vitin 2020, u evakuua në Gjermani për trajtim dhe më pas u kthye në Rusi në vitin 2021, ku u arrestua, u dënua me akuza për mashtrim dhe ekstremizëm me 30 vjet burg. Mbështetësit e tij thonë se ai ka vuajtur nga sëmundje misterioze të stomakut dhe besojnë se ai ka të ngjarë të mbahet në burg për aq kohë sa Putin të jetë në pushtet.

alexei navalny okb

Sondazh

Poll