Bota

U akuzua për përdhunim dhe ngacmim seksual/ Muzeu francez heq statujën e dyllit të Gerard Depardieu

Muzeu Grevin në Paris tha sot se hoqi punimet prej dylli pas reagimeve negative të vizitorëve që kalonin përpara tij, si dhe komentet në mediat sociale.

18 Dhjetor 2023, 20:49 Nga A.TH
U akuzua për përdhunim dhe ngacmim seksual/ Muzeu francez heq
Gerard Depardieu

FRANCË- Një muze francez hoqi statujën e dyllit të aktorit Gerard Depardieu, pasi ai u akuzua për herë të dytë për sulme seksuale. Muzeu Grevin në Paris tha sot se hoqi punimet prej dylli pas reagimeve negative të vizitorëve që kalonin përpara tij, si dhe komentet në mediat sociale.

Statuja e dyllit ishte ekspozuar në muzeun e Grevin që në vitin 1981. Depardieu, një ikonë e kinemasë franceze me më shumë se 200 filma në karierën e tij, u vu nën hetim zyrtar për përdhunimin dhe sulm seksual ndaj aktores Charlotte Arnould në vitin 2020 dhe është akuzuar për ngacmim dhe sulm seksual edhe nga një tjetër aktore muajin e kaluar.

Javën e kaluar, ministrja franceze e kulturës, Rima Abdul Malak, tha se sjellja e supozuar e aktorit kishte turpëruar Francën, duke vënë në dukje se atij mund t'i hiqej Legjioni i Nderit, çmimi më i madh në vend. Depardieu është një nga rreth 250 personalitete franceze dhe ndërkombëtare të përfaqësuara në Muzeun Grevin. Të tjerë kanë përfshirë futbollistin francez Zinédine Zidane, aktorin francez Omar Sy, yllin e Hollivudit Ryan Gosling dhe Mbretin Charles III.

gerard depardieu omar sy ryan gosling zinédine zidane

Sondazh

Poll