Bota

Opozita serbe del kundër rezultatit të zgjedhjeve në Beograd, fillojnë protestën dhe grevë urie: Të anulohen tani!

Disa zyrtarë kanë njoftuar para ndërtesës së Komisionit Zgjedhor se, Miroslav Aleksiç dhe Marinka Tepiç kanë nisur një grevë urie deri në anulimin e zgjedhjeve në Beograd. 

18 Dhjetor 2023, 20:48 Nga a.l
Opozita serbe del kundër rezultatit të zgjedhjeve në Beograd,
Protestë në Serbi

SERBI- Pas shpalljes së rezultateve paraprake të zgjedhjeve në Serbi, koalicioni 'Serbia kundër dhunës', doli kundër duke organizuar një protestë ku kërkon anulimin e tyre. 

Disa zyrtarë kanë njoftuar para ndërtesës së Komisionit Zgjedhor se, Miroslav Aleksiç dhe Marinka Tepiç kanë nisur një grevë urie deri në anulimin e zgjedhjeve në Beograd. 

Bëhet me dije se, liderët e koalicionit kryesor opozitar synojnë të shkojnë në ndërtesën e RIK-ut dhe të kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve në Beograd pasi sipas tyre në proces ka pasur parregullsi të shumta.

“Kërkojmë nga Komisioni Zgjedhor që të anulojnë zgjedhjet në Beograd, për shkak të mashtrimit dhe parregullsisë së rezultateve, për shkak të cenimit të vullnetit zgjedhor të qytetarëve të Beogradit. Do t’i dërgojmë të gjitha provat dhe materialet që kemi mbledhur gjatë ditës së djeshme, të cilat tregojnë qartë se rezultati i arritur nga partia Progresive serbe në Beograd është arritur falë njerëzve që janë sjellë për të votuar në Beograd, edhe pse nuk jetojnë atje. Kemi një situatë ku ka ardhur për të votuar ministri i Bosnjë-Hercegovinës, që është e paprecedentë dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë rregullsi. Prandaj, këto zgjedhje duhet të anulohen”, tha Miroslav Aleksiç.

zgjedhjet në serbi

Sondazh

Poll