Aktualitet

Plagosja e tre të rinjve në Greqi/ Arrestohet 33-vjeçari shqiptar, një nga autorët e dyshuar të sulmit

Autorët janë identifikuar dhe mësohet se janë të përfshirë me rrjetet kriminale që operojnë në një zonën të gjerë, dhe gjithashtu njihen si pjesë e bandës kriminale "Luanët"

18 Dhjetor 2023, 10:11 Nga r.ll
Plagosja e tre të rinjve në Greqi/ Arrestohet 33-vjeçari
emiljano jakupi

GREQI- Oficerët grekë kanë vënë në pranga një nga shqiptarët që qëlluan me armë tre grekët para një lokali në orët e para të mëngjesit në një zonë të quajtur Gazi në Athinë. 

Sipas mediave greke, i arrestuari dyshohet se është bashkëpunëtori i personit që ka qëlluar me armë ndaj grekëve. 33-vjeçari, Emiljano Jakupi, ka deklararuar për policinë pas arrestimit: “Ishte një sherr rruge. I dhashë një shuplakë, nuk e dija që tjetri do të qëllonte. Hymë në makinë dhe u larguam. Isha i trembur."

Personi tjetër me të është shpallur në kërkim për ngjarjen dhe konsiderohet me rrezikshmëri shumë të lartë, pasi ishte i shpallur që më parë në kërkim për vrasjen e 40-vjeçarit nga Delvina, Pëllumb Islamit, si edhe rezulton i lidhur me grupet shqiptare të trafikut të drogës në Itali.

I arrestuari Jakupi është me precedentë penalë për gjobvënie. Ai u arrestua mbrëmjen e së dielës dhe u gjet edhe makina e tyre “Range Rover” në zonën e Voria Proastia. Policia greke tha se se Jakupi ka qenë pasagjeri në mjet dhe jo personi që ka qëlluar mbi të rinjtë.

Autorët janë identifikuar dhe mësohet se janë të përfshirë me rrjetet kriminale që operojnë në një zonën të gjerë, dhe gjithashtu njihen si pjesë e bandës kriminale "Luanët".

plagosje ne greqi

Sondazh

Poll