Aktualitet

Aksident TRAGJIK në rrugën e Arbrit/ Një makinë përfundon në humnerë, humbin jetën 2 persona

Mësohet se dy automjete, një tip golf dhe një makinë poste, janë përplasur kokë më kokë. 

18 Dhjetor 2023, 10:38 Nga r.ll
Aksident TRAGJIK  në rrugën e Arbrit/ Një makinë
pamje nga aksidenti

TIRANË- Një aksident raportohet se ka ndodhur në rrugën e Arbrit, pranë fshatit Zall Bastar. Mësohet se dy automjete, një tip 'Golf' dhe një makinë poste, janë përplasur kokë më kokë. Deri më tani dyshohet se si pasojë e përplasjes kanë mbetur të vdekur një çift. Ndërkohë shoferi tjetër ndodhet në gjendje të rëndë, për shkak të plagëve të marra. 

Ambulanca dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 18.12.2023, në Rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit, janë përplasur 2 automjete. Si pasojë e përplasjes, njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën. Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi K. R., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e 2 shtetasve që kanë humbur jetën.

aksident ne rrugen e arbrit

Sondazh

Poll