Bota

Kamberi siguron edhe një mandat në parlamentin serb: Sa herë që hyja në ring, gjysma e audiencës ishte e ekzaltuar për të më parë të vrarë

Pas fitores, Kamberi ka reaguar me një postim në Facebook, me një thënie të boksierit Muhamed Ali.

18 Dhjetor 2023, 08:09 Nga r.ll
Kamberi siguron edhe një mandat në parlamentin serb: Sa herë
shaip kamberi

SERBI- Shaip Kamberi ka arritur të sigurojë një mandat për deputet në Kuvendin e Serbisë përmes listës shqiptare në zgjedhjet që u mbajtën ditën e djeshme në Serbi. Pas fitores, Kamberi ka reaguar me një postim në Facebook, me një thënie të boksierit Muhamed Ali.

POSTIMI:

Sa herë që hyja në ring, të paktën gjysma e audiencës ishte aq e ekzaltuar për të më parë të vrarë. Ata brohoritnin, bërtisnin dhe shkelmonin për çdo grusht me të cilin më godiste një kundërshtar. Aq shumë saqë u bënë histerikë kur i zhgënjeva ato ëndrra dhe shpresa (Muhamed Ali).

Gjatë periudhës nga 2002 deri në 2006 dhe 2006-2008, Kamberi shërbeu si pjesëtar i Bashkisë së Bujanovcit dhe drejtues i Partisë për Veprim Demokratik. Si një kandidat i Partisë për Veprim Demokratik në zgjedhjet lokale në 2008, ai u zgjodh kryetar i Bashkisë së Bujanocit dhe e ushtroi këtë detyrë deri në 2012.

Në zgjedhjet parlamentare në 2014, Shaip Kamberi u mandatua për në kuvendin kombëtar, pozicion i mbajtur deri në 2016 kur u zgjodh kryetar i Bashkisw së Bujanovcit. Në tetor 2018, Kamberi u zgjodh president i Partisë për Veprim Demokratik. Në zgjedhjet parlamentare të 2020, Kamberi u mandatua sërish si deputet në parlamentin serb.

shaip kamberi zgjedhjet ne serbi

Sondazh

Poll