Aktualitet

‘Lironi Alvinin’/ Kulla në Milano ndez dritat për të shpëtuar Alvin Berishën nga kampi i ISIS (FOTO)

5 Nëntor 2019, 07:16 Nga DOSJA
‘Lironi Alvinin’/ Kulla në Milano ndez dritat për të

Tiranë- Për historinë e trishtë të Alvin Berishës, 11-vjeçarit që ndodhet në kampin e Sirisë, që prej mbrëmjes së djeshme Kulla Pirelli në Milano, për dy ditë do të mbajë në fasadë mbishkrimin “Free Alvin” (“Lironi Alvinin”).Propozimi, i parashtruar nga drejtuesi i Forza Italia Gianluca Comazzi, gjeti konsensusin dhe miratimin unanim të Zyrës Presidenciale të Këshillit Rajonal të kryesuar nga Alessandro Fermi.

Një mesazh ky i qartë për të gjithë, edhe për shtetin shqiptar i cili duhet të bëjë gjithçka që 11-vjeçari të kthehet shëndoshë e mirë në familjen e tij.Një ditë më ministrja për Shtetin Elisa Spiropali u shpreh se kampi ku ndodhet 11-vjeçari është i sigurt dhe se shteti po bën detyrën për ta kthyer 11-vjeçarin.

Alvin Berisha është 11-vjeçari shqiptar që ka mbetur peng në kampet e Sirisë. Para 5 vitesh nëna e Alvinit, rrëmbeu djalin dhe shkoi drejt Sirisë për t’u bashkuar me ISIS. Afrim Berisha, babai i tij ka pesë vite që e kërkon dhe nëpërmjet emisionit “Le Iene”, e gjeti të birin në Siri. Me të u takua vetëm njëherë, më 25 shtator të këtij, ku shkoi në Siri. Pas kësaj dite ai nuk di më gjë për të birin.  Tre ditë pas publikimit të investigimit të “Le Iene” për rastin e fëmijët 11 vjeç dha dorëheqjen edhe Genti Gazheli, ambasadori i Shqipërisë në Turqi.

Burimi: Giornaledilecco.it

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alvin berisha historia e alvin berishes ne siri alvin berisha historia e alvin berishes ne siri

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Nëntor 2019, 06:56

Tiranë- Gazetarja Klodiana Lala dhe ish-deputeti i PS Alfred Peza kanë zhvilluar një debat të ashpër me njëri-tjetrin në studion e emisionit “Real Story” në “Ne...