Aktualitet

PAMJET- Plagosja në Shkodër, Currit i vjen në ndihmë një grua, dëshmia: Në stomak kishte gjak, autori u fut në qoshe

Policia po ndjek autorin e dyshuar, i cili ka qëlluar 4 herë me pistoletë, ndërsa i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë.

18 Dhjetor 2023, 10:00 Nga A.B
PAMJET- Plagosja në Shkodër, Currit i vjen në ndihmë
I plagosuri

SHKODËR- Aleksandër Curri është personi i cili mbeti i plagosur mëngjesin e sotëm në Shkodër. Ai është qëlluar 4 herë me armë zjarri. Në ndihmë i ka shkuar një grua e cila është gjendur në vendin ku krisi arma.

Gruaja deklaron se ka parë autorin duke u larguar me vrap pas ngjarjes.

Iku vrap, i ra aty, edhe pikë. I dhashë ndihmën. Unë isha këtu… shkova atje e pashë, kishte rënë në tokë. E kanë parë të tërë ngjarjen. Ka qëndruar rreth 10 minuta i shtrirë i plagosuri. Në stomak kishte gjak… iku në këmbë autori, iku vrap dhe më pas u fut në këtë qoshe… nuk di gjë më”, shprehet dëshmitarja.


Autori ndodhej në biçikletë, ndërsa ka qëlluar me pistoletë dhe ka ikur në drejtim të kryqëzimit të ish-degës në Shkodër. Policia po ndjek autorin e dyshuar, i cili ka qëlluar 4 herë me pistoletë, ndërsa i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë.


I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale./Dosja.al

plagosje ne shkoder aleksander curri

Sondazh

Poll