Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, qëllohet 4 herë drejt një personi, autori lëvizte me biçikletë

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm te zona e këmbimit valutor.

18 Dhjetor 2023, 09:13 Nga A.B
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, qëllohet 4
Policia

SHKODËR- Plagoset me armë zjarri një person në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm te zona e këmbimit valutor. I plagosuri është qëlluar 4 herë me armë zjarri nga një person i cili lëvizte me biçikletë.

Personi i plagosur është transportuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Ende nuk dihet se kush është i lënduari dhe autori. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes./Dosja.al

te shtena me arme ne shkoder

Sondazh

Poll