Aktualitet

Vrau Arben Lleshin në qelinë e burgut, Sokol Mjacaj refuzon statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë

Shkakun se përse e qëlloi Lleshin, Mjacaj e lidh me faktin se ai nuk donte ta linte të kthehej në sektorin B të vuajtjes së dënimit

18 Dhjetor 2023, 08:13 Nga A.B

Vrau Arben Lleshin në qelinë e burgut, Sokol Mjacaj refuzon statusin e

TIRANË-Vrasja brenda burgut të sigurisë së lartë në Peqin mbetet ende e pazbardhur.

Sokol Mjacaj, autori i ekzekutimit të Arben Lleshit, ka refuzuar të pendohet dhe të bëhet dëshmitar, ndërkohë që për versionin e hyrjes së armës në burg nuk ka dhënë ende dëshmi. Shkakun se përse e qëlloi Lleshin herë e lidh me faktin se ai nuk donte ta linte të kthehej në sektorin B të vuajtjes së dënimit dhe herë thotë se:

“E vrava ngaqë pashë në televizor se Ulsi Manja do më transferonte në 41 bis”!

Ditën e sotme, pritet të dalin para Gjykatës së Elbasanit të gjithë të arrestuarit, për të cilët mësohet se Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar arrest me burg, ndërkohë që ende vijohet të kërkohen hollësi nga ekzekutuesi, i cili sipas informacioneve policore nuk ka dhënë asnjë detaj nga ajo çfarë fshihet pas krimit të rëndë.

Sokol Mjaçaj iu ka thënë grupit hetimor se ai e mbante armën me vete, madje kishte dalë edhe në ajrosje me të, duke lënë të kuptohet se prej 20 ditësh që ai pretendon që e ka mbajtur armën në qeli nuk është kontrolluar as në dalje dhe as në hyrje në qeli./Dosja.al

vrasja te burgu i peqinit

Sondazh

Poll