Aktualitet

EMRI/ Përplasje në burgun Koridhalos, plagoset një shqiptar (Lidhjet me Aleksandër Sadikaj dhe Edmond Papën)

Dyshohet se 52-vjeçari shqiptar është me origjinë nga Tepelena dhe në momentin që është plagosur, pritej që të linte qelinë.

17 Dhjetor 2023, 18:36 Nga I.A
EMRI/ Përplasje në burgun Koridhalos, plagoset një shqiptar
Andrea Kalemi

GREQI- Një plagosje ka ndodhur dy ditë më parë në burgun e Koridhalos në Greqi. Mësohet se një person 28 vjeç nga Egjipti ka plagosur me thikë shyqiptarin Andrea Kalemi alias Adriatik Kalemi.  Dyshohet se 52-vjeçari shqiptar është me origjinë nga Tepelena dhe në momentin që është plagosur, pritej që të linte qelinë. Ngjarja ka ndodhur midis datave 14 dhe 15 dhjetor, kur Kalemi është goditur me thikë nga një i burgosur 28 vjeçar. Ekziston mundësia që kjo plagosje të mos jetë sherr banal, por një atentat i paguar nga persona jashtë burgut. 

Kalemi ishte i përfshirë në sagën e krimeve të lidhura me ekzekutimin e biznesmenit Edmond Papa nga Saranda dhe dyshohet se janë pikërisht njerëz të kësaj familje që kanë dashur ta eliminojnë për herë të dytë brenda vitit. Biznesmeni nga Memaliaj i shpëtoi një atentati në 9 gusht të këtij viti në ishullin Paxos të Greqisë, teksa pushonte me familjen. Autori, ende i paidentifikuar, i cili dyshohet se mbërriti në ishull me jet-ski, hapi zjarr ndaj Kalemit duke e lënë të plagosur rëndë.

Policia greke e arrestoi Kalemin pasi zbuloi se ai kërkohej nga policia për një cështje të vjetër dhe e transferoi atë në burgun e Koridhalos pas kaloi rrezikun për jetën. Ai është kushëri i parë i Aleksandër Sadikajt, i ekzekutuar në një atentat me eksploziv në Sauk të Tiranës në qershor 2022. Dyshohet se Sadikaj është vrarë nga njerëzit e Papës për një aferë të prishur droge. Përballja mes dy bandave dikur aleatë në trafikun e drogës, ka lënë disa të vrarë e të plagosur por duket se ende s’ka mbaruar.

andrea kalemi adriatik kalemi edmond papa aleksandër sadikaj

Sondazh

Poll