Politike

Këshilltarët e PL: Incineratori i Tiranës, krim i rëndë mjedisor, Veliaj përgjegjës

Në deklaratën e tyre për mediat, ata shprehen se në 15 hektarët e planifikuar për incineratorin po kryhet krim mjedisor dhe sipas tyre përgjegjës për këtë është kryebashkiaku Erion Veliaj. 

17 Dhjetor 2023, 10:33 Nga r.ll
Këshilltarët e PL: Incineratori i Tiranës, krim i rëndë
keshilltaret e PL

TIRANË- Këshilltarët e Partisë së Lirisë në bashkinë e Tiranës ndodhen ditën e sotme në zonës ku parashikohet të ndërtohet incineratori i Tiranës. 

Në deklaratën e tyre për mediat, ata shprehen se në 15 hektarët e planifikuar për incineratorin po kryhet krim mjedisor dhe sipas tyre përgjegjës për këtë është kryebashkiaku Erion Veliaj. 

"Ju bëjmë thirrje institucioneve shtetërore që kanë në mbrojtje territorin, të vijnë këtu dhe të shofin nga afër këtë masakër, kët krim mjedisor që po kryhet në landfillin e Sharrës. Erion Velia është përgjegjës i drjetpërdrejtë i kësaj masakre, sepse me autoritetin e tij, në territorin e bashkisë së tij, që tani përbë një rrezik shumë të madh për jetën e qytetarëve.", tha Endrit Braimllari gjatë fjalës së tij. 

Kujtojmë se edhe disa ditë më parë këshilltarët e opozitës në bashki kanë denoncuar në deklarat e tyre dhe kanë bërë thirrje që Veliaj të përfshihet në hetimet e SPAK për inceneratorin. 

Deklaratat e plota në videon e mëposhtme:

incineratori i tiranes

Sondazh

Poll