Bota

Aksident TRAGJIK në Kosovë, humbin jetën tre të rinj, plagosen tre të tjerë

Siç raportojnë mediat në Kosovë, aksidenti është shkaktuar si pasojë e garave me makina.

17 Dhjetor 2023, 07:52 Nga r.ll
Aksident TRAGJIK në Kosovë, humbin jetën tre të rinj,
Molos Delija, Nue Biba, Lordi Syla

KOSOVË- Një aksident i rëndë, ka ndodhur rreth mesnatës në autostradën "Ibrahim Rugova", në afërsi të Prizrenit. Si pasojë e aksidentit tragjik 3 tër inj kanë mbetur të vdekur, ndërsa tre të tjerë janë plagosur. 

Sipasi IndeksOnline viktima janë identifikuar si: Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, të tre të moshës rreth 20 vjeçare.

Po sipas të njëjtave burime, shoferi i cili i ka përplasur viktimat është Arlind Syla, familjar i Lordit. Siç raportojnë mediat në Kosovë, aksidenti është shkaktuar si pasojë e garave me makina.

Njëra nga makinat ka goditur disa persona të cilët po qëndronin pranë autostradës dhe ishin duke e ndjekur garën në momentin kritik.

molos delija nue biba lordi syla

Sondazh

Poll