Politike

Berisha për çështjen ‘Beleri’: Ti lejohet betimi! Nëse shpallet i fajshëm t’i hiqet mandati

Berisha tha se Fredi Belerit duhet t’i lejohet betimi, ndërsa shtoi se nëse shpallet i fajshëm t’i hiqet mandati.

16 Dhjetor 2023, 13:22 Nga A.B
Berisha për çështjen ‘Beleri’: Ti lejohet betimi!
Sali Berisha

TIRANË-Kryedemokrati Sali Berisha ka folur në lidhje me bllokimin e negociatave të Shqipërisë me BE-në nga Greqia. Në lidhje me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, ish-kryeministri Berisha tha se Fredi Belerit duhet t’i lejohet betimi, ndërsa shtoi se nëse shpallet i fajshëm t’i hiqet mandati.

“Çfarë po kërkon Mitsotaks? Po kërkon që Beleri të trajtohet njësoj si janë trajtuar shqiptarët e tjerë që nga burgu kanë bërë betimin. Pse e kanë bërë betimin ata? Sepse ai që nuk është dënuar është i pafajshëm. Nëse pretendon se Beleri ka bërë krim, kur të behet dënimi, t’i merret mandati. Çfarë mëkati është nëse Beleri thotë i përket pakicës greke në Shqipëri? More zotëri ai është ai që ndihet. E ka zgjedhur bota këta punë.”, u shpreh Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll