Aktualitet

U nis për të vjedhur Manastirin e Kostarit/ I riu gjendet pa ndjenja nga mbidoza, niset me urgjencë në Tiranë

Policia ka shoqëruar menjëherë të dyshuarin në spitalin e Sarandës ku ka rezultuar me mbidozë metadoni. Ai pritet të niset me urgjencë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

16 Dhjetor 2023, 17:02 Nga a.l
U nis për të vjedhur Manastirin e Kostarit/ I riu gjendet pa ndjenja
Ambulancë

SARANDË-  Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia për vjedhje, i cili ishte nën efektin e lëndëve narkotike.  Bëhet fjalë për personin e identifikuar me iniciale E.M. 34 vjec i cili është gjetur nga policia brenda Manastirit të Kostarit në Finiq, pa ndjenja.

Policia ka shoqëruar menjëherë të dyshuarin në spitalin e Sarandës ku ka rezultuar me mbidozë metadoni. Ai pritet të niset me urgjencë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Ndërkohë, sipas bluve, qëllimi i 34-vjeçarit ishte vjedhja e Manastirit të Kostarit. Autori rezulton me precedente penale per “vrasje” dhe “vjedhje”. 

arrestime ne sarande

Sondazh

Poll