Aktualitet

Vrasja e Arben Lleshit në burgun e Peqinit, policia: 12 të ndaluar për shpërdorim detyre, mes tyre edhe drejtori

Në njoftim bëhet me dije se Sokol Mjacaj pas ngjarjes ka kërcënuar me armën e zjarrit edhe punonjësit e tjerë.

16 Dhjetor 2023, 12:20 Nga A.B
Vrasja e Arben Lleshit në burgun e Peqinit, policia: 12 të ndaluar
Burgu

TIRANË- Policia e Elbasanit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e ndodhur ditën e djeshme në burgun e Peqinit. Si pasojë e ngjarjes së rëndë, janë ndaluar drejtori i burgut të Peqinit dhe i gjithë zinxhiri komandues i burgut që ka pasur të bëjë me sigurinë e ambienteve të burgut të sigurisë së lartë.

Në njoftim bëhet me dije se Sokol Mjacaj pas ngjarjes ka kërcënuar me armën e zjarrit edhe punonjësit e tjerë. Drejtori i burgut dhe zinxhiri komandues akuzohen për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Të ndaluarit:

Kamber Hoxha, drejtor i burgut Peqin

Qani Muça, shefi i policisë së burgut

Nikolin Gjonpalaj, ish shefi i policisë së burgut

Vilson Shima, shef i regjimit të burgut

Arben Dulellari, specialist informacioni

Fatos Pire

Ilir Balla

Florenc Mile

Genci Muça

Indrit Dubali

Klement Haka

Erjon Çela

NJOFTIMI I POLICISË:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, në IEVP Peqin, ku shtetasi Sokol Mjaçaj vrau me armë zjarri, shtetasin Arben Lleshi, plagosi shtetasin Indrit Shaqja (të tre këta shtetas vuanin dënimin me burgim të përjetshëm në IEVP Peqin), i cili është aktualisht në kujdesin e mjekëve, si dhe kanosi me këtë armë, punonjësit e shërbimit në këtë IEVP, ju informojmë se:

Nga oficerët e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan u ekzekutua urdhri i prokurorit, për kryerjen e arrestimit në flagrancë për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, të shtetasit Sokol Mjaçaj, 28 vjeç.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit, në bashkëpunim me ata të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve, ekzekutuan urdhrin e prokurorit, për ndalimin për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të shtetasve:

-K. H., 59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i IEVP Peqin;
-Q. M., 60 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë shef i Policisë së IEVP Peqin;
-N. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë, ish-shef i Policisë së IEVP Peqin;
-V. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shef regjimi në IEVP Peqin;
-A. D., 52 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist i informacionit në sallën operative të IEVP Peqin;


-I. B., 46 vjeç, banues në Peqin, polic shërbimi i IEVP Peqin;
-F. M., 43 vjeç, banues në Lushnje, polic shërbimi i IEVP Peqin;
-F. P., 50 vjeç, banues në Belsh, polic shërbimi i IEVP Peqin;
-G. M., 49 vjeç, banues në Lushnjë, punonjës policie i IEVP Peqin;
-K. H., 44 vjeç, banues në Peqin, punonjës policie i IEVP Peqin;
-E. Ç., 36 vjeç, banues në Belsh, punonjës policie i IEVP Peqin;
-I. D., 41 vjeç, banues në Peqin, punonjës policie i IEVP Peqin.

Në vijim të veprimeve procedurale u sekuestrua arma e zjarrit e përdorur në ngjarje, si dhe prova të tjera materiale që do t’i shërbejnë hetimit.


Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, vijojnë hetime intensive për të individualizuar përgjegjësinë penale të shtetasve të ndaluar, si dhe për të zbardhur dhe dokumentuar ligjërisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

vrasja ne burgun e peqinit

Sondazh

Poll