Aktualitet

HAKMARRJE? Vrasja e Arben Lleshit në burgun e Peqinit, policia shoqëron 4 të afërm të Agim Hoxhës

Nuk dihet nëse vrasja e tij, lidhet me këtë ngjarje, mirëpo ka dyshime se Mjacaj ishte kontaktuar dhe paguar nga persona të tretë për të eliminuar Lleshin. 

16 Dhjetor 2023, 12:24 Nga A.B
HAKMARRJE? Vrasja e Arben Lleshit në burgun e Peqinit, policia
Viktima

TIRANË- Arben Lleshi, i cili u ekzekutua dje nga Sokol Mjacaj brenda qelisë së tij në burgun e Peqinit, vuante dënimin me burg përjetë për vrasjen e Agim Hoxhës dhe djegien e trupit të tij, të ndodhur në vitin 2012. Në pranga ra edhe vëllai i tij, i cili e kishte ndihmuar në djegien e trupit të Agim Hoxhës dhe zhdukjes së provave. 

Nuk dihet nëse vrasja e tij, lidhet me këtë ngjarje, mirëpo ka dyshime se Mjacaj ishte kontaktuar dhe paguar nga persona të tretë për të eliminuar Lleshin. 

Gazetarja Klodiana Lala pohon se janë shoqëruar 4 persona të familjes Hoxha, të moshës 20-25 vjeç dhe pasi janë marrë në pyetje, janë lënë të lirë. Policia ka ushtruar kontrolle dhe ka marrë celularët e tyre, nëse kanë pasur kontakte apo biseda të dyshimta, që lidheshin me Sokol Mjacajn. 

Lidhur me rastin në fjalë do të merret në pyetje dhe dy familjarët e Mjacajt, që kanë pasur rreth 2 muaj më parë një takim me të në burgun e Peqinit./Dosja.al

arben lleshi sokol mjacaj

Sondazh

Poll