Aktualitet

Vrasja e të burgosurit nga Sokol Mjaçaj, arrestohet drejtori i burgut të Peqinit

Ata dyshohet se bashkëpunuan me Sokol Mjaçajn për futjen e armës në ambientet e burgut.

16 Dhjetor 2023, 11:58 Nga A.B
Vrasja e të burgosurit nga Sokol Mjaçaj, arrestohet drejtori i
Burgu

PEQIN- Arrestohet drejtori i burgut të Peqinit, Kamer Hoxha, pas vrasjes së ndodhur ditën e djeshme brenda ambienteve të burgut. Ende nuk dihet akuza me të cilën është arrestuar Hoxha, ndërsa janë shoqëruar edhe 13 persona të tjerë, gardianë dhe civilë.

Ata dyshohet se bashkëpunuan me Sokol Mjaçajn për futjen e armës në ambientet e burgut.

Sipas dëshmive, arma dyshohet se ka hyrë në ambientet e burgut rreth 1 muaj më parë dhe Mjaçaj ka pritur momentin për të vrarë Arben Lleshin. Prokuroria po punon në pistën e vrasjes me pagesë.

Mjaçaj ka deklaruar se me Lleshin kishte konflikt pasi ky i fundit nuk e kishte pranuar në sektor, por sipas prokurorisë është thjesht alibi dhe pista kryesore mbetet vrasja me pagesë. Armën, Mjaçaj ka deklaruar se e ka marrë rreth 20 ditë më parë nga hyrja, pra në rrugë tokësore./Dosja.al

kamer hoxha

Sondazh

Poll