Aktualitet

Vrasja në burgun e Peqinit/ Shaqja mbeti i plagosur, merr trajtim në spitalin e QSUT, familjarët nuk e vizitojnë

Indrit Shaqja ndodhej në të njëjtën qeli me Arben Lleshin.

16 Dhjetor 2023, 12:05 Nga A.B
Vrasja në burgun e Peqinit/ Shaqja mbeti i plagosur, merr trajtim në
Indrit Shaqja

TIRANË- Indrit Shaqja është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai mbeti i plagosur një ditë më parë pas të shtënave me armë zjarri në burgun e Peqinit, dhe aktualisht po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në spitalin e burgut në QSUT.

Raportohet se ai nuk po mbahet me forca shtesë sigurie, edhe pse konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë. Ndërkohë që prej pasdites së djeshme, asnjë familjar i tij nuk është paraqitur për t’u interesuar për gjendjen e të plagosurit.

Indrit Shaqja ndodhej në të njëjtën qeli me Arben Lleshin. I dënuari Sokol Mjacaj është afruar në dritaren e derës së qelisë ku ndodheshin Shaqja dhe Lleshi, duke qëlluar me tre plumba. Lleshi ka mbetur i plagosur rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë./Dosja.al

indrit shaqja

Sondazh

Poll