Sport

Serbia gati t’i japë një dorë Rusisë, i kërkon UEFA-s të përballet me të në një miqësore!

Federata Serbe i ka shkruar UEFA-s dhe FIFA-s për të kërkuar leje që të luajë në mars një miqësore ndaj Rusisë. Serbia është pjesëmarrëse në EURO 2024 dhe e cilëson sfidën që është planifikuar të luhet në Shën Petersburg si një përgatitje për turneun.

15 Dhjetor 2023, 21:54 Nga DOSJA

Serbia gati t’i japë një dorë Rusisë, i kërkon

RUSI – Ka kaluar më tepër se një vit, nga koha e agresionit rus ndaj Ukrainës që Rusia është e izoluar edhe në aspektin sporti, pasi në çdo sport ata nuk lejohen të marin pjesë në aktivitet ndërkombëtare përfshi këtu edhe futbollin.

Ishte pikërisht muaji mars që UEFA-s dhe FIFA në të njëjtën kohë morën vendimin drastik për të përjashtuar klubet ruse ashtu si edhe përfaqësuesen e këtij vendi nga të gjitha aktivitetet e tyre, një masë që qëndron në fuqi edhe sot e kësaj dite.

Rusia fillimisht mendoi që të largohej nga UEFA gjatë kësaj vere dhe të bëhej pjesë e Konfederatës Aziatike, por më pas frenoi këtë plan, duke marrë sinjale se vendimi i UEFA-s mund të kthehej së shpejti. Pranimi i ekipeve U17 në garat kontinentale duke filluar nga sezoni i ardhshëm, ishte vetëm hapi i parë. Tanimë është Serbia ajo që i vjen në ndihmë për të realizuara hapin e dytë drejt kthimit të plotë.

Serbia gati t’i japë një dorë Rusisë, i kërkon

Federata Serbe i ka shkruar UEFA-s dhe FIFA-s për të kërkuar leje që të luajë në mars një miqësore ndaj Rusisë. Serbia është pjesëmarrëse në EURO 2024 dhe e cilëson sfidën që është planifikuar të luhet në Shën Petersburg si një përgatitje për turneun.

Tani është në dorën e UEFA-s të vendosë nëse do të lejojë kthimin të paktën për miqësore të Rusisë në arenën ndërkombëtare apo jo. Ky  do të ishte edhe hapi i parë drejt rikthimit të plotë në aktivitete. Gjatë më shumë se një viti e gjysmë, Rusia ka luajtur vetëm miqësore me skuadrat e Irakut, Kamerunit, Kubës, Kirgistanit, Taxhikistanit, Uzbekistanit, Irakut, Katarit dhe Kenias.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll