Bota

NASA: Shpërthimi diellor i nivelit X8 shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të SHBA-së

Sipas NASA-s, një shpërthim i nivelit X, ka potencialin të ndikojë në komunikimet radio, rrjetet e energjisë, sinjalet e navigimit dhe të përbëjë rrezik për anijet kozmike dhe astronautët.

15 Dhjetor 2023, 22:48 Nga A.TH
NASA: Shpërthimi diellor i nivelit X8 shkaktoi ndërprerje të
NASA

SHBA- Agjencia hapësinore NASA bëri të ditur sot se një shpërthim i fuqishëm diellor që ndodhi më 14 dhjetor, ndërhyri edhe në aktivitetin e tokës. Sipas saj, një shpërthim i nivelit X, intensiteti më i lartë, ka potencialin të ndikojë në komunikimet radio, rrjetet e energjisë, sinjalet e navigimit dhe madje të përbëjë rrezik për anijet kozmike dhe astronautët.

Ndërprerja e energjisë elektrike të së enjtes shkaktoi rreth dy orë ndërprerje të radios në disa pjesë të SHBA-së, por edhe në zona të tjera gjatë ditës, raportuan mediat e huaja. Qendra e parashikimit të motit hapësinor të Administratës Kombëtare të Atmosferës dhe Oqeanit e quajti atë një ngjarje të mahnitshme dhe me gjasë një nga ngjarjet më të mëdha diellore të regjistruara ndonjëherë.

“Ishte shpërthimi më i fortë diellor i regjistruar që nga 10 shtatori 2017, dhe më e forta e ciklit aktual diellor”, deklaroi Qendra.

Intensiteti i shumicës së ndezjeve diellore të nivelit X që ndikojnë në Tokë matet nga një në numrin nëntë. Fenomeni i së enjtes regjistroi intensitet “X8”. Agjencia Evropiane e Hapësirës tha se shpërthimi diellor më i fuqishëm në histori i regjistruar ishte ngjarja X28 më 4 nëntor 2003.

nasa

Sondazh

Poll