Bota

Izraeli aktivizon Kupolën e Hekurt, Jerusalemi sulmohet me raketa për herë të parë që nga fundi i tetorit

Sirenat e sulmit ajror ranë në Jerusalem dhe sistemi mbrojtës i Kupolës së Hekurt të vendit kapi raketat mbi qytet.

15 Dhjetor 2023, 22:18 Nga A.TH
Izraeli aktivizon Kupolën e Hekurt, Jerusalemi sulmohet me raketa për
foto ilustruese

IZRAEL- Jerusalemi u sulmua për herë të parë që nga 30 tetori me raketa që vinin nga Rripi i Gazës. Sirenat e sulmit ajror ranë në Jerusalem dhe sistemi mbrojtës i Kupolës së Hekurt të vendit kapi raketat mbi qytet.

“Pas 70 ditësh të lëshimit të pandërprerë të raketave në të gjithë vendin, ndërsa Shabbat po vjen, sirenat po bien në Jerusalem”, tha IDF.

Beit Zayit, Mevasseret Zion, ëest, Motza Illit dhe Shkolla e Konviktit Ein Kerem në Jerusalem dhe Almon, një vendbanim izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar, u përfshinë nga alarmet e raketave. Nuk ka njoftime për viktima, të plagosur apo dëme materiale. Sulmi mbi Jerusalem vjen në prag të organizimeve të festës së Krishtlindjeve. Megjithatë autoritetet izraelite thonë se këtë vit nuk do të ketë festime të mëdha për shkak të situatës së luftës.

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll