Bota

Vdes një nga dy gazetarët e Al-Jazeera-s të plagosur në Gaza

Samer Abou Daqqa u plagos rëndë, por qëndroi për orë të tëra në vendin e sulmit, ku shërbimet e urgjencës nuk mund të hynin për shkak se rruga ishte bllokuar.

15 Dhjetor 2023, 22:19 Nga A.TH
Vdes një nga dy gazetarët e Al-Jazeera-s të plagosur në Gaza
Foto Ilustruese

GAZA- Një nga dy gazetarët e Al-Jazeera që u plaogsën sot në Gaza, humbi jetën, pasi nuk morri dot ndihmën e duhur mjekësore. Al-Jazeera raportoi më parë se shefi i zyrës së saj në Gaza, Wael Al-Dahdouh, dhe gazetari Samer Abou Daqqa u plagosën në një shkollë në Khan Yunis, pas një sulmi me dron nga Izraeli.

Sipas mediave të huaja, Samer Abou Daqqa u plagos rëndë, por qëndroi për orë të tëra në vendin e sulmit, ku shërbimet e urgjencës nuk mund të hynin për shkak se rruga ishte bllokuar nga rrënojat e një shtëpie. Wael Al-Dahdou u plagos në krah dhe u transferua në spitalin Nasser në Khan Younès, sipas një gazetari nga AFP.

Në një deklaratë, Al-Jazeera tha se i konsideronte forcat okupuese izraelite plotësisht përgjegjëse për sigurinë e Samerit. Sipas një deklarate të Hamasit, një bombë u lëshua drejt një shkolle të drejtuar nga UNHCR-ja në Khan Younes, por një bombë e dytë u lëshua qëllimisht drejt dy gazetarëve. Më shumë se 60 gazetarë dhe punonjës të medias kanë vdekur që nga fillimi i luftës midis Hamasit dhe Izraelit më 7 tetor, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve.

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll