Bota

Forcat izraelite gjejnë trupin e një pengu franko-izraelit të rrëmbyer në 7 tetor

Toledano, i cili mbushi 28 vjeç gjatë kohës që mbahej peng, po merrte pjesë në festivalin e muzikës sëbashku me Mia Schem, e cila u lirua në bazë të një marrëveshjeje armëpushimi në fund të nëntorit.

15 Dhjetor 2023, 20:47 Nga A.TH
Forcat izraelite gjejnë trupin e një pengu franko-izraelit të
Ushtria izraelite

IZRAEL- Ushtria izraelite bëri të ditur sot se gjeti dhe ktheu në Izrael trupin e pengut franko-izraelit Elya Toledano, i cili u rrëmbye dhe u dërgua në Gaza nga militantët e Hamasit gjatë sulmeve të 7 tetorit. Ministrja e Jashtme franceze, Catherine Colonna, tha se vendi i saj ishte thellësisht i pikëlluar kur dëgjoi forcat e armatosura izraelite të njoftonin vdekjen e bashkatdhetarit Elya Toledano, një peng i Hamasit, trupi i të cilit u gjet në Gaza​.

Toledano, i cili mbushi 28 vjeç gjatë kohës që mbahej peng po merrte pjesë në festivalin e muzikës Nova së bashku me shoqen dhe kolegen franko-izraelite, Mia Schem, e cila u lirua në bazë të një marrëveshjeje armëpushimi në fund të nëntorit.

Dy miqtë u përpoqën që të largoheshin me makinë, por gomat e tyre ishin qëlluar. Schem u kishte dërguar mesazh miqve të tjerë: "Ata po qëllojnë mbi ne, ejani të na ndihmoni".

 

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll