Sport

FIFA/ Gianni Infantino mirëpriti mijëra femra iraniane në derbin e Teheranit...

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino mirëpriti praninë e disa mijëra femrave në derbin e Teheranit (Iran) këtë të enjte, mes Persepolis dhe Esteghlal.

15 Dhjetor 2023, 10:23 Nga DOSJA

FIFA/ Gianni Infantino mirëpriti mijëra femra iraniane në derbin

IRAN - Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s, mirëpriti në një deklaratë për shtyp në Instagram praninë e më shumë se 3.000 grave këtë të enjte në stadiumin “Azadi” gjatë derbit të Teheranit ndërmjet Persepolis dhe Esteghlal (1-1), lider i kampionatit iranian.

“Me gëzim të madh mësova se rreth 3.000 femra morën pjesë në derbin Persepolis-Esteghlal”, thuhet në një komunikatë për shtyp nga numri 1 i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, duke përshëndetur përparimin e futbollit iranian në këtë fushë. 

Në shtator, pata kënaqësinë të takoj presidentin e Iranit, Ebrahim Raïssi, dhe mundëm të diskutonim zhvillimin e futbollit të femrave në vendin e tij dhe progresin e bërë në lidhje me praninë e grave në stadiume. Falë dialogut mes FIFA-s dhe Federatës Iraniane të Futbollit, është bërë përparim”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gianni Infantino - FIFA President (@gianni_infantino)

Ndërsa aktivistët e të drejtave të grave nga stadiumet e hapura dhe disa ish-sportiste iranianë, gjatë vitit 2022, i kishin kërkuar FIFA-s ta përjashtonte Iranin nga Kupës së Botës në Katar, në veçanti, për ndalimin e përsëritur të grave për të hyrë në terrenet e futbollit. Gianni Infantino asokohe kishte favorizuar një politikë dialogu me udhëheqësit e Republikës Islamike të Iranit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll