Sport

Lotët e 19-vjeçarit Pisillit dhe Mourinho: “Më duhej të ikja që të mos qaja edhe unë”

Mesfushori 19-vjeçar shënoi golin e tij të parë për ekipin e parë të Romës në Europa League, kundër Sheriff Tiraspol.

15 Dhjetor 2023, 09:30 Nga DOSJA

Lotët e 19-vjeçarit Pisillit dhe Mourinho: “Më duhej

ITALI - Mbrëmja e së enjtes do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e Niccolo Pisillit. Mesfushori i ri 19-vjeçar u aktivizua nga José Mourinho në 20 minutat e fundit në ndeshjen kundër Sheriff Tiraspol, në raundin e 6-të dhe të fundit të fazës së grupeve të Europa League dhe ai pati kohë për ta regjistruar emrin e tij në skuadër si shënues.

Pas fishkëllimës së fundit, mesfushori ka festuar momentin me trajnerin portugez, duke mos i mbajtur dot lotët... diçka që e çoi Mourinhon në të njëjtën rrugë, çka e rrëfyeu në deklaratat në fund të ndeshjes.

Lotët e 19-vjeçarit Pisillit dhe Mourinho: “Më duhej

“Po, e kisha përmendur më parë për mediat e klubit tone, se shumë lojtarë kanë lindur dhe janë rritur këtu. Ata erdhën në stadium me të atin, me gjyshin dhe të gjithë këtë e përjetuan me shumë emocion. Kur ata marrin mundësinë për të luajtur me ekipin e parë, është e pabesueshme për ta.

Për Pisillin nuk ishte debutimi i tij (kishte luajtur në stadiumin e Romës), por ishte goli i tij i parë, në “Olímpico”, në ekipin e parë, në Europa League dhe është goli magjik, që të gjithë fëmijët e ëndërrojnë ta shënojnë. Është një gëzim të shohësh një fëmijë duke qarë. Më duhej të ikja që të mos qaja edhe unë”, rrëfeu trajneri.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll