Bota

Arrestohen 7 persona në Bosnje, dyshohen për pjesëmarrje në gjenocidin në Srebrenicë

SIPA thekson se kjo ka të bëjë me veprat penale “Përgjegjësia individuale dhe komanduese” dhe “Ndihma”, të cilat janë të parapara me Kodin Penal të BeH-së.

15 Dhjetor 2023, 11:42 Nga r.ll

BOSNJË-HERCEGOVINË- Oficerët e policisë së Agjencisë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA) në Bosnje e Hercegovinë, kanë arrestuan sot në zonën e Zvornikut shtatë persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Gjenocidit”.

SIPA thekson se kjo ka të bëjë me veprat penale “Përgjegjësia individuale dhe komanduese” dhe “Ndihma”, të cilat janë të parapara me Kodin Penal të BeH-së.

Personat e arrestuar thuhet se do t’i kalojnë juridiksionit të mëtejshëm të Prokurorisë së Bosnjë-Hercegovinës pas përpunimit penal në ambientet e SIPA-s. Të arrestuarit dyshohet se kanë marrë pjesë në gjenocidin në Srebrenicë në korrik 1995.

SIPA ende nuk ka bërë të ditur detajet e aksionit të sotëm, ndërsa më vonë do të bëhet e ditur se cilët janë arrestuar shtatë persona.

bosnje e hercegovinë

Sondazh

Poll