Politike

Inceneratori i Tiranës/ Berisha: Amnistimi që SKAP i bëri Veliajt, vepër po aq kriminale sa vet afera

Berisha ka përsëritur edhe sot se krybashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është sipas tij hajduti më i madh i aferës së inceneratorëve dhe se ai ka përgjegjësinë e plotë penale. 

15 Dhjetor 2023, 13:15 Nga r.ll
Inceneratori i Tiranës/ Berisha: Amnistimi që SKAP i bëri
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme konferencën e përjavshme me gazetarët lidhur me çështjen e inceneratorit të Tiranës. 

Berisha ka përsëritur edhe sot se krybashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është sipas tij hajduti më i madh i aferës së inceneratorëve dhe se ai ka përgjegjësinë e plotë penale. 

Berisha gjithashtu ka hedhur akuza ndaj SPAK ku thotë se mospërfshirja e Veliajt në hetime, është vepër po aq kriminale sa vetë afera. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Erion Veliaj, i cili kërkon tani të strehohet tani te kryehajduti i aferës së inceneratorëve, ka përgjegjësi të plotë penale sepse ai ka firmosur kontratën dhe aneksin e saj, në të cilën siç e dini, Bashkia e Tiranës merr të gjitha përgjegjësitë. Edhe asistencë teknike, edhe shpronësimet dhe të tjera me radhë.

Ndërkohë, siç denoncuam një ditë më parë, i ka dhënë kompanisë 600 mijë metër katrorë pa asnjë proces shpronësimi. I ka nxjerrë nga xhepi dhe ia ka dhënë kompanisë.
Belinda Balluku ka emëruar me një shkresë të veçantë, dy vite më parë, drejtuesin e njësisë së monitorimit të punimeve dhe funksionimit të sipërmarrjes së Sharrës.
Që nga dita e emërimit nga zonja Balluku të zotërisë Henrik Hysenbegasi, asnjë punonjës i bashkisë, asnjë drejtor i Erion Veliajt nuk është paraqitur në njësinë e monitorimit të projektit.

Pra, ka sabotuar me ndërgjegje të plotë, me vetëdije të plotë, observimin, detyrimin që kishte, për të monitoruar projektin.

Dhe sabotimi ka vetëm një shkak: vjedhjen e të ardhurave që mblidheshin nga taksat e qytetarëve të Tiranës dhe po kaq të dherave që detyronin bizneset t’i depozitonin kundrejt tarifave skandaloze.

Erion Veliaj sabotoi monitorimin e zbatimit të projektit sepse projekti duhet të ishte vetëm në letër dhe paratë e financuara nga taksapaguesit e Tiranës dhe bizneset, t’i ndante me Edi Ramën dhe hajdutë të tjerë.

Pra, amnistimi që grupi i strukturuar kriminal i SKAP-it, i bëri Erion Veliajt, është një vepër po aq kriminale sa vetë vjedhja e shekullit.

A mundet pra, të arrestohen dy inxhinierë për fajin e vetëm se kanë bërë një propozim, që ua ka sugjeruar vetë Erion Veliaj, por ndërkohë kanë pasur guximin dhe kurajën që në komision të deklarojnë se Bashkia e Tiranës nuk e përballon dot me të ardhura këtë vepër.

Kurse Erion Veliaj shkon dhe jep garanci me shkrim, duke falsifikuar mbledhjen e Këshillit Bashkiak, i cili me ligj është organi i vetëm që ka të drejtë të përcaktojë buxhete dhe përdorimin e tij.

sali berisha erion veliaj

Sondazh

Poll