Politike

Këshilltarët e opozitës: Veliaj është i përfshirë drejtpërdrejt në aferën e inceneratorit të Tiranës

Ato shprehen se Veliaj duhet të japë llogari për paratë e vjedhura nga taksat e paguara nga qytetarët e Tiranës. 

15 Dhjetor 2023, 11:24 Nga r.ll
Këshilltarët e opozitës: Veliaj është i
keshilltaret e opozites

TIRANË- Këshilltarët e opozitës në bashkinë e Tiranës, po japin një deklaratë për mediat, ku edhe sot kanë bërë thirrje që kryebashkiaku  Erion Veliaj të mos i shmanget hetimit për aferën e inceneratorit të Tiranës. 

Ato shprehen se Veliaj duhet të japë llogari për paratë e vjedhura nga taksat e paguara nga qytetarët e Tiranës. 

"Erion Veliaj është i përfshirë drejtpërdrejt në këtë aferë dhe nuk mund t'i shmanget përgjegjësisë së tij. Erion Veliaj ka vepruar në bashkëpunim me drejtorë e tij në aferën e inceneratorit. Erion Veliaj ka pasur dijeni, pra ka qenë ideatori i kësaj procedure që përpara marrjes së kompetencave të Këshillit Bashkiak, pra që përpara datës 27 mars 2017. Ai ka marrë drejtpërdrejt kompetencat e Keshillit Bashkiak dhe i ka hapur rrugë koncesionit të inceneratorit të Tiranës, i cili ka pasur një faturë ekonomike nga pas.", shprehet Endrit Braimllari. 

Fjala e plotë në videon e mëposhtme:

incneratori i tiranes erion veliaj

Sondazh

Poll