Politike

Berisha: Opozita fillon mosbindjen civile nga e hëna e në vazhdim

Nga ana tjetër kryedemokrati tha se jemi duke u përgatitur për zgjedhje. 

14 Dhjetor 2023, 21:59 Nga h.k
Berisha: Opozita fillon mosbindjen civile nga e hëna e në vazhdim
Sali Berisha

TIRANË- Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike ka folur mbrëmjen e sotme në lidhje me mosbindjen civile. Berisha tha se dita e hënë do të jetë nisja e mosbindjes civile të opozitës. Nga ana tjetër kryedemokrati tha se jemi duke u përgatitur për zgjedhje. 

Blendi Fevziu: Më the për dosjen, por vetëm një pyetje tjetër dhe i rikthehem unë dosjes. Thatë mosbindje civile që nga e hëna, a mund të ma shpjegoni çfarë do të thotë mosbindje civile dhe çfarë do të ndodh në qoftë se s’do binden protestuesit? Ke një skenar B?

Sali Berisha: Edhe njëherë, mosbindja civile nuk ndodh kurrë menjëherë masive. Nuk ka ndodhur në histori ajo. Mosbindja civile fillohet nga guximtarët dhe ajo bëhet ortek, përmbys diktaturat.

Blendi Fevziu: Nuk keni shumë kohë zoti Berisha.

Sali Berisha: Urdhëro?

Blendi Fevziu: Po hyjmë në vit zgjedhor.

Sali Berisha: Jo, na mjafton kjo kohë që kemi.

Blendi Fevziu: 6-7 muaj ju duhet të përgatiteni për zgjedhje.

Sali Berisha: Na mjafton kjo punë. Ju e dini që me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Ka marrë fund koha kur mashtrohen më shqiptarët, se ka zgjedhje me Edi Ramën.

Blendi Fevziu: Që do të thotë nuk do të merrni pjesë në zgjedhje? Po është gati Basha.

Sali Berisha: Jo jo, do marrim pjesë në zgjedhje. Po ne po të donim, ne iknim nga Parlamenti, ne s’po e lëshojmë Parlamentin. Ne faktikisht kemi asgjësuar Parlamentin. 

sali berisha

Sondazh

Poll