Politike

Tensionet dhe kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e 3 deputetëve të opozitës (EMRAT)

Ditën e djeshme, mazhoranca mes tymueseve miratoi rregulloren e re e cila përjashton me 2 muaj deputetët që shkaktojnë kaos dhe trazira në Kuvend.

15 Dhjetor 2023, 11:01 Nga r.ll
Tensionet dhe kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e 3
foto nga seanca e djeshme në kuvend

TIRANË- Një ditë pas seancës së tensionuar në Kuvend, Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e tre deputetëve demokratë, konkretisht Saimir Korreshi, Edmond Spaho dhe Kastriot Piroli.

Ditën e djeshme, mazhoranca mes tymueseve miratoi rregulloren e re e cila përjashton me 2 muaj deputetët që shkaktojnë kaos dhe trazira në Kuvend.

Seanca zgjati vetëm 8 minuta, ndërsa 13 deputetët e përjashtuar për më shumë se një orë e gjysmë, në përpjekje për tu futur në sallë, u përplasën fizikisht me gardën. Përplasje dhe tensione pati edhe mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe atyre të Partisë Socialiste para nisjes së seancës. 

saimir korreshi edmond spaho kastriot piroli

Sondazh

Poll