Bota

Përleshjet mes forcave izraelite në kufirin me Libanin, vritet një anëtar i Hezbollahut

Tensionet janë ndezur përgjatë kufirit midis Libanit dhe Izraelit mes shkëmbimeve të përhershme të zjarrit midis forcave izraelite dhe Hezbollahut në përleshjet më vdekjeprurëse që kur të dy palët luftuan një luftë në shkallë të gjerë në 2006.

15 Dhjetor 2023, 09:11 Nga a.l
Përleshjet mes forcave izraelite në kufirin me Libanin, vritet
Foto ilustruese

LIBI- Grupi libanez Hezbollah njofton se një nga luftëtarët e tij u vra në përleshjet me forcat izraelite pranë kufirit midis Libanit dhe Izraelit. Bëhet fjalë për personin e idetifikuar me emrin Mehdi Halil Zahter, shkruajnë mediat e huaja. 

Tensionet janë ndezur përgjatë kufirit midis Libanit dhe Izraelit mes shkëmbimeve të përhershme të zjarrit midis forcave izraelite dhe Hezbollahut në përleshjet më vdekjeprurëse që kur të dy palët luftuan një luftë në shkallë të gjerë në 2006.

Të paktën 105 anëtarë të Hezbollahut janë vrarë që nga shpërthimi i përleshjeve për herë të parë më 8 tetor, sipas shifrave të publikuara nga grupi. Tensioni kufitar vjen mes një ofensive ushtarake izraelite në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor. 

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll