Politike

"Do kosultohem me avokatët"/ Berisha përgjigjet nëse do shkojë në 18 Dhjetor në Kuvend

Berisha tha se do të konsultohet me avokatët se çfarë do të bëjë ditën e hënë.

14 Dhjetor 2023, 21:13 Nga h.k
"Do kosultohem me avokatët"/ Berisha përgjigjet nëse do
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur në lidhje me qëndrimin që ai do të mbaj ditën e hënë në Këshillin e Mandateve, ku do të shqyrtohet heqja e imunitetin të tij. Berisha tha se do të konsultohet me avokatët se çfarë do të bëjë ditën e hënë. Ai tha se beson tek Kushtetuta dhe akuzoj se prokurorët janë në shërbim të Kryeministrit Edi Rama. 

Berisha: Do konsultohem me avoketërit për të shkuar në datën 18 Dhjetor. Ata po vin si zuzar të bëhen njësh me qeverinë. Ata po vijnë për arrestin. Ata po vijnë për zëvendësimin e masës, që unë e refuzova. Ky është thelbi për të cilin ata po vijnë. Unë i kam qendruar asaj që besoj dhe asaj që kam votuar. Unë i qëndroj asaj. Nëse këta do respektonin kushtetutën unë do të shkoja. Ata po shkojnë në Kuvend për të ndryshuar masën, ndërkohë e pranojnë që ka rënë. 

sali berisha

Sondazh

Poll