Politike

Landfilli i Sharrës s’ka qenë në pronësi të bashkisë, shkresa e Tabakut e vërteton

Veliaj është ndalur se shkresa e ish zv.Kryetares së Bashkisë Tiranë Jorida Tabaku, vërteton se Sharra nuk është pronë e bashkisë.

14 Dhjetor 2023, 20:44 Nga h.k
Landfilli i Sharrës s’ka qenë në pronësi të
Erion Veliaj

TIRANË-Kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj ka folur pasditen e sotme në lidhje me çështjen e inceneratorëve. Veliaj është ndalur se shkresa e ish zv.Kryetares së Bashkisë Tiranë Jorida Tabaku, vërteton se Sharra nuk është pronë e bashkisë. Nga ana tjetër ai tha se ndërtimi është bërë me shkresë ligjore dhe jo me vendim politik. 

Veliaj: Kjo është e vërtetë. Të pesta bashkitë janë klientë të një kontrate të bërë nga qeveria. Kontrata ka qenë për 30 vite, në 2023 duhet të fillonte ndërtimi i inceneratorit por me këto që ndodhën, u ndërprenë punimet. U mor në administrim nga shteti. Administratori shtetëror duhet të jetë gardiani i kontratës, duhet të vazhdojë me ndërtimin e inceneratorit edhe kur të jepet ky verdikt. Nuk është zgjidhje të mos bëjmë asnjë punë, të bëjmë punë, por me sa me pak probleme. Bashkia nuk është supervizori, është klienti. Sot administrator i kompanisë është nje ent shtetëror. Nuk e ndërton bashkia inceneratorin. Është pronë e shtetit. Nuk ka kaluar prona, ka qenë në administrim të Bashkisë. Zonja Jorida Tabaku në vitin 2012, në cilësinë e nënkryetares së Bashkisë i thotë drejtorit Shemsi Agës, në kuadër të përfundimit të projektit të zotit Olldashi-Basha, i thotë, në vijim të kësaj shkrese merrni masa dhe dorëzimin e objektit nga ana juaj, për Sharrën. Nuk e jep me Këshill Bashkiak, as kryesie partie, ia jep me shkresë. Nuk është pronë e Bashkisë. 

erion veliaj

Sondazh

Poll