Politike

"Basha dhe Olldashi kërkuan zgjerimin"/ Veliaj përgjigjet për inceneratorin: Çështja duhet sqaruar në gjykatë

Veliaj në një intervistë për ABC News ka thënë se zgjerimi i inceneratorit është kërkuar nga Basha dhe Olldashi.

14 Dhjetor 2023, 20:05 Nga h.k
"Basha dhe Olldashi kërkuan zgjerimin"/ Veliaj përgjigjet
Erion Veliaj

TIRANË-Erion veliaj, Kryetari i Bashkisë Tiranë ka folur pasditen e sotme në një deklaratë për mediat pas arrestimeve të ndodhura disa ditë më parë. Veliaj në një intervistë për Real Story ka thënë se zgjerimi i inceneratorit është kërkuar nga Basha dhe Olldashi. Ai tha se në atë kohë kreu i Bashkisë Tiranë iu përgjigj kërkesës së Bankës Botërore. 

"Në këtë situatë besoj se është më mirë të sqarohet edhe në gjykatë, ashtu siç besoj është sqaruar politikisht. Kanë qenë dy beteja politike, ajo e vitit 2021 dhe 2023, ku kali i betejës së opozitës ka qenë për inceneratorët. Sot Tirana është më e pastër, më e gjelbër, shtëllungën kancerogjene që vinte nga Sharra nuk e ka më dhe sot hyn tek qyteti më i pastër në rajon edhe pse ka konsumin më të madh. Kjo do të thotë se nevoja për pastrim bëhet më e madhe, sigurisht që në ditët e festive, Tirana ka shtesë në pastrim. Tirana ka një dinamikë ulëritëse të pastrimit. Kjo ka qenë nevojë ulëritëse që kur erdhëm në qeveri dhe kur unë erdha në bashki. Kemi një korrespondencë të zotit Olldashi me Bashën ku i thoshte se ka nevojë për zgjerim dhe dy nevoja ka pasur për zgjerim, nevojë për t’u zgjeruar tek varresat dhe tek mbetjet në Sharrë. Apo ka ardhur koha për një gjetje, risi që mund ta zgjidhë këtë problem. Ajo që është kërkuar nga bashkia e Tiranës, që nga zoti Olldashi i kërkohet zotit Basha që të bashkëpunojë në lidhje me zgjerimin e vendit për zgjerim dhe nevojën për qeliza të reja tek landifilli I Tiranës. Në atë kohë sigurisht që cdo kryetar bashkie I përgjigjet pozitivisht ku qeveria kërkonn të ndihmojë dhe zoti Basha, Tabaku, të gjithë I janë përgjigur pozitivisht asaj kërkese. Po ai investim që u bë në 2012 pranë nuk mjaftoi dhe atëherë ka qenë ish kryetari Basha, I asistuar nga Banka Botërore, i cili organizoi një studim të konsulentëve të huaj që shikojnë nevojat për trajtimin e mbetejeve në Tiranë. Në atë kohë kolegët e IFC dhe Bankës Botërore pasi ndërrohet administrate në bashki, vijnë tek unë dhe thonë kanë ngelur kësti I fundit I konsulencës dhe e marr të gatshëm raportin. Dhe duke qenë se ishte kryer e gjithë puna para se të vijan unë në bashki, i vetmi detyrim ishte tja paraqisja bashkisë se cfarë kishte bërë administrata përpara."-tha Veliaj. 

erion veliaj

Sondazh

Poll