Politike

Kanë vjedhur njerëzit nga çështja e inceneratorëve? Veliaj: Disa edhe kanë gabuar, atë e vendos gjykata

Veliaj pranoi se ka njerëz që edhe kanë gabuar, por shtoi se nuk ka plan B për inceneratorët.

14 Dhjetor 2023, 20:13 Nga A.B
Kanë vjedhur njerëzit nga çështja e inceneratorëve?
Erion Veliaj

TIRANË-'Gjykata do e vendosë se kush ka vjedhur'- kështu u përgjigj kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, teksa u pyet nga Sokol Balla për çështjen e inceneratorëve. Ai pranoi se ka njerëz që edhe kanë gabuar, por shtoi se nuk ka plan B për inceneratorët.

PYETJE- PËRGJIGJE:

Balla: A mendoni se dikush ka tentuar të përfitojë nga kjo çështje?

Veliaj: Ka njerëz që kanë gabuar.

Balla: Kanë gabuar apo kanë tentuar të vjedhin?

Veliaj: Këtë e vendos gjykata. Ka njerëz që kanë gabuar, unë nuk jam këtu, si kryetar i bashkisë nuk kam një plan B, laj thaj ne këtë landfill kemi. A duhet të mbajnë përgjegjësi? Po. Po të thuash se nuk do kemi landifill, është si të thuash nuk do kemi autostradë. Kjo nuk është arsye për të thënë s'do kemi. Do vazhdojmë punën, kemi marrëdhënie vetëm shtet me shtet. 

Dikush po kërcen nga belaja për të përfshirë njerëz që janë transparent për të pastruar qytetin. 

erion veliaj

Sondazh

Poll