Bota

Opozita braktisi mbledhjen, Kuvendi i Kosovës miraton buxhetin për vitin 2024

Nga 64 deputetë të pranishëm në sallë, 63 votuan për, ndërsa një abstenoi.

14 Dhjetor 2023, 20:51 Nga A.B
Opozita braktisi mbledhjen, Kuvendi i Kosovës miraton buxhetin për
Kuvendi

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës e ka miratuar ligjin për buxhetin për vitin 2024, në një seancë të jashtëzakonshme të enjten në mbrëmje, e cila u braktis nga opozita.

Nga 64 deputetë të pranishëm në sallë, 63 votuan për, ndërsa një abstenoi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i falënderoi deputetët për mbështetjen e projektligjit për buxhetin në një reagim në rrjetin social Facebook menjëherë pas votimit. 

Edhe këtë vit, për të tretin me radhë, buxheti miratohet në muajin dhjetor ashtu edhe siç duhet”, shkroi Kurti.

Projektligji ishte aprovuar nga Qeveria e Kosovës më 31 tetor, ndërsa shuma e paraparë buxhetore kap vlerën e mbi 3.3 miliardë eurove - nga 3.2 miliardë sa ishte në këtë vit. Nga kjo shumë, mbi 1 miliard euro parashihet të shkojnë për subvencione dhe transfere, mbi 850 milionë euro për shpenzime kapitale, mbi 800 milionë euro për paga dhe shtesa dhe afër 500 milionë euro për mallra dhe shpenzime./Dosja.al

kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll