Aktualitet

FOTO/ Makina përplas motorin te diga e Liqenit, mjeti bëhet copash

Nga foto shihet drejtuesi i motorit i cili nuk rezulton të jetë lënduar.

14 Dhjetor 2023, 19:34 Nga h.k
FOTO/ Makina përplas motorin te diga e Liqenit, mjeti bëhet copash
Pamje nga aksidenti

TIRANË- Një aksident mësohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në rrugën pranë digës së Liqenit Artificial në kryeqytet. Sipas pamjeve të siguruara nga Dosja.al shihet se në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motor, i cili sipas fotove duket që është shumë i dëmtuar. Nga foto shihet drejtuesi i motorit i cili nuk rezulton të jetë lënduar.

Në vendngjajre ka arritur policia rrugore e cila po kryhen hetime për ngjajren. Nuk dihet ende nëse motori është përplasur nga një automjet që është larguar nga vendngjarja apo të ketë pasur rrethana të tjera të aksidentit. 

aksident ne tirane

Sondazh

Poll