Aktualitet

U mor në pyetje në SPAK/ Qyno: Nuk e fsheha telefonin! S'mund të mbahet një person i mbyllur për orë të tëra, mu bë PABESI

Qyno shton se iu bë një pabesi, pasi u thirr në SPAK për tu njohur me një urdhër, por u mbajt për disa orë me radhë, ashtu sikurse Dosja.al raportoi një ditë më parë.

14 Dhjetor 2023, 18:37 Nga A.B
U mor në pyetje në SPAK/ Qyno: Nuk e fsheha telefonin! S'mund
Elton Qyno

TIRANË- Gazetari Elton Qyno ka dhënë detaje nga marrja në pyetje që iu bë një ditë më parë nga SPAK. Në një lidhje me 'Skype' në 'Task Force' në Syri.tv, Qyno bëri të ditur se nuk e kishte fshehur në asnjë moment telefonin, ashtu sikurse u tha në një njoftim të SPAK. Më tej, ai shton se iu bë një pabesi, pasi u thirr në SPAK për tu njohur me një urdhër, por u mbajt për disa orë me radhë, ashtu sikurse Dosja.al raportoi një ditë më parë.

"Shpresoj që çështja të mos jetë e agravuar. Nuk kam besim te prokuroria, aty hyra për tu njohur me një urdhër, përfundova në një deklarim që ma kërkuan, pasi pranova, mu kërkua që të dorëzoja telefonin. Aty nuk i kisha telefonat, i kisha lënë në një kafe, nuk i kisha fshehur sic tha SPAK, por i lashë aty për të hyrë më pas në SPAK. Nuk mund të mbahet një person i mbyllur me celës për orë të tëra e të mos dalë jashtë

Disa situata nuk i kam provuar ndonëherë. Jam gazetar që jam pyetur 11 herë.  Mu bë një pabesi aty brenda, se shkova për dicka tjetër"- tha Qyno.

Gazetari i kronikës, Elton Qyno, u mor në pyetje për gati 7 orë ditën e djeshme në Tiranë, ndërsa oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kryen kontroll në banesën dhe në zyrën e tij në televizionin Ora, pas hetimeve të nisura nga Prokuroria e Posaçme për nxjerrje të sekretit hetimor. Gazetari ka treguar se i ishte bërë presion për të treguar burimin. Qyno u mor në pyetje dhe u raportua se iu kërkua të tregonte burimin e informacioneve të cilat i kishte publikuar në media lidhur me Nuredin Dumanin./Dosja.al

elton qyno

Sondazh

Poll