Aktualitet

Arrestohet shqiptari Viareggio të Italisë, ishte në kërkim ndërkombëtar

Një prej tyre nisi të shfaqej nervoz, duke ngjallur dyshime tek efektivët e policisë. Pas kontrollove, personi rezultoi se ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte dënuar në SHqipëri me 7 vite burg për trafik droge, thuhet në media. 

14 Dhjetor 2023, 18:35 Nga h.k
Arrestohet shqiptari Viareggio të Italisë, ishte në kërkim
Policia italiane

ITALI-Policia italiane ka vënë në pranga një 28 vjeçar shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Apelit të Tiranës. Efektivët e policisë rrugore, ndaluan rastësisht një kamion për kontroll rutinë, ndërsa brenda tij ishin dy persona.

Një prej tyre nisi të shfaqej nervoz, duke ngjallur dyshime tek efektivët e policisë. Pas kontrollove, personi rezultoi se ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte dënuar në SHqipëri me 7 vite burg për trafik droge, thuhet në media

Pas arrestimit, ai pritet të ekstradohet drejt Shqipërinë, ku edhe do të vuajë dënimin.

shqiptari ne itali

Sondazh

Poll