Bota

Vendimi i GJK për refugjatët/ Meloni ende asnjë reagim, opozita italiane: Shuplakë për marrëveshjen e jashtëligjshme

Zyra e kryeministres Meloni ka sqaruar se nuk duan të komentojnë vendimin e Gjykatës së Lartë Shqiptare për marrëveshjen e refugjatëve.

14 Dhjetor 2023, 16:48 Nga r.ll
Vendimi i GJK për refugjatët/ Meloni ende asnjë reagim, opozita
edi rama dhe giorgia meloni

ITALI- Qeveria italiane ende nuk ka dhënë një reagim për pezullimin e përkohshëm që i bëri Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, marrëveshjes Rama – Meloni për emigrantët.

Mediat italiane shkruajnë se nga zyra e kryeministres Meloni ka sqaruar se nuk duan të komentojnë vendimin e Gjykatës së Lartë Shqiptare për marrëveshjen e refugjatëve. Megjithatë, burime nga kabineti qeveritar në Romë thonë se nuk ka asnjë shqetësim për ndonjë vonesë vënien në zbatim të memorandumit, në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese.

Por ndryshe nga qeveria një reagim i menjëhershëm ka ardhur nga opozita italiane pas vendimit të Kushtetueses në Tiranë. Ato shprehen se ishte një "shuplakë e fuqishme" për atë që sipas deputetit të të gjelbërve Angelo Boneli është marrëveshje e jashtëligjshme. 

Për deputetin Fabio Rampellin, vendimi i Gjykatës është thjesht një akt i domosdoshëm nisur nga ankimimi i paraqitur nga opozita shqiptare.

shqiperia marreveshje me italine per emigrantet

Sondazh

Poll