Bota

"Kur ushtria serbe të kthehet në Kosovë”, analisti malazez publikon videon e pankartës së shfaqur në Budva

Grafite të njëjta ka muaj që shfaqen nëpër Serbi.

14 Dhjetor 2023, 12:49 Nga r.ll
"Kur ushtria serbe të kthehet në Kosovë”, analisti
foto e pankartes

MAL I ZI- Ditën e sotme në mes të Budvës, është shfaqur pankarta e madhe me mbishkrimin “Kur ushtria serbe të kthehet në Kosovë". Videon e pankartës e ka publikuar analisti malazez Lubomir Filipoviç në platformën "X".

“Pankarta e madhe “Kur ushtria (serbe) kthehet në Kosovë” u shfaq sot në vendlindjen time Budva. Përveç kësaj, tashmë prej dy muajsh, në gjithë qytetin tonë të vogël janë mbi 30 billborde nacionaliste serbe. Ata thonë se malazezët nuk ekzistojnë si një komb i veçantë”, ka shkruar ai në përshkrimin e videos të cilën e ka publikuar.

Grafite të njëjta ka muaj që shfaqen nëpër Serbi. “Kur të kthehet ushtria në Kosovë” u shfaq në fund të korrikut në disa lokacione në Beograd. Një pankartë me të njëjtin mesazh është shpalosur edhe nga tifozët e klubit të futbollit Crvena Zvezda, gjatë një ndeshjeje miqësore me klubin italian Fiorentina, më 26 korrik në Beograd.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka vlerësuar këtë veprim në ndeshje si thirrje për dhunë, ndërsa ka munguar reagimi i Beogradit zyrtar. Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, të cilën Beogradi zyrtar nuk e njeh, por është duke zhvilluar bisedime me Prishtinën për normalizimin e marrëdhënieve.

lubomir filipovic

Sondazh

Poll