Bota

Vuçiç: Nëse mesazhi i BE-së është se duhet të njohim pavarësinë e Kosovës, kjo nuk do të ndodhë

Vuçiç e tha këtë teksa po komentonte konkluzionet e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së për kapitullin 35.

14 Dhjetor 2023, 12:37 Nga r.ll
Vuçiç: Nëse mesazhi i BE-së është se duhet
aleksander vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha sot se nëse mesazhi nga Brukseli në fund të fushatës zgjedhore ishte se do të duhet të njohim pavarësinë e Kosovës, kjo nuk do të ndodhë.

“Nëse ata donin të thonë se Serbia do të duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës, unë u them që nuk do ta pranoj, dhe tani ndoshta do të gjejnë disa që do ta pranojnë, kështu që ndoshta ata do të fitojnë.

Është plotësisht e qartë kur shikoni nga jashtë, fondacionet që kanë paguar parti të caktuara, do t’ju thonë jo për zgjedhje, por, po për projekte”, tha Vuçiç për mediat serbe, duke komentuar konkluzionet e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së për kapitullin 35.

aleksander vucic

Sondazh

Poll