Bota

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë luftën e tij kundër Hamasit pavarësisht presionit nga ndërkombëtarët

14 Dhjetor 2023, 09:09 Nga a.l
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë luftën e tij kundër
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu shprehet se Izraeli do të vazhdojë operacionin e tij ushtarak kundër Hamasit në Rripin e Gazës deri në fitore të plotë, pavarësisht presionit ndërkombëtar. 

"Ne po vazhdojmë deri në fund. Nuk ka asnjë dyshim për këtë. Këtë e them edhe për dhimbjen e madhe, por edhe përballë presioneve ndërkombëtare. Asgjë nuk do të na ndalojë. Ne po shkojmë deri në fund. deri në fitore, asgjë më pak”, tha kryeministri, duke iu drejtuar ushtarakëve në një bazë ushtarake në jug të shtetit hebre.

Videoja e vizitës së tij është publikuar nga shërbimi për shtyp i qeverisë. 

benjamin netanyahu lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll