Bota

Gjykata e Apelit në Hagë ul me 4 vite dënimin e ish-komandantit të UÇK-së

Kjo u vendos në seancën e sotme që u mbajt pas kërkesës së Mustafës për ulje të dënimit që mori nga procesi gjyqësor në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë.

14 Dhjetor 2023, 10:58 Nga r.ll
Gjykata e Apelit në Hagë ul me 4 vite dënimin e ish-komandantit
salih mustafa

HAGË- Ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafës, i është ulur dënimi me burgim nga Gjykata e Apelit në Hagë në 22 vjet nga 26.

Kjo u vendos në seancën e sotme që u mbajt pas kërkesës së Mustafës për ulje të dënimit që mori nga procesi gjyqësor në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë.

Gjykatësja e rastit në fjalë, Michele Picard, në seancën e sotme tha se ulja e dënimit merr për bazë edhe kohën e qëndrimit të Mustafës në paraburgim që nga arrestimi i tij.

“Anulon vendimin e njehsuar me 26 vjet burgim për z.Mustafa dhe cakton një dënim të njehsuar me 22 vjet burgim duke llogaritur kohën e tij në paraburgim”, tha kryetarja e turpit gjykues.

Ajo tutje shtoi se Mustafa do të mbetet në paraburgim deri në finalizimin e masave për transferimin e tij në shtetin ku do të vuaj dënimin. 

salih mustafa

Sondazh

Poll