Bota

Izraelitët bombardojnë dy ndërtesa në Rafah, vriten 27 persona

Artileria e pushtimit bombardoi gjithashtu lagjet al-Daraj dhe al-Tuffah, në lindje të qytetit të Gazës dhe qytetin Jabalia, në veri të Gazës.

14 Dhjetor 2023, 09:19 Nga a.l
Izraelitët bombardojnë dy ndërtesa në Rafah, vriten 27
Gaza

GAZA- Të paktën 27 persona u vranë në bastisjet e nisura mbrëmë nga Izraeli kundër dy ndërtesave në Rafah.  

“Aeroplanët pushtues kryen një seri bastisjesh intensive mbi zona të mëdha në veri dhe jug të Gazës, veçanërisht në qytetet Khan Yunis dhe Rafah, pasi 27 palestinezë u martirizuan dhe të tjerë u plagosën në një bombardim të dy shtëpive në Rafah”, raportojnë mediat vendase. 

Artileria e pushtimit bombardoi gjithashtu lagjet al-Daraj dhe al-Tuffah, në lindje të qytetit të Gazës dhe qytetin Jabalia, në veri të Gazës. Numri i martirëve që nga fillimi i agresionit izraelit të nisur kundër Rripit të Gazës është rritur në më shumë se 18,600 martirë, ndërsa rreth 50,600 janë plagosur, kryesisht fëmijë dhe gra, dhe një numër i madh viktimash janë ende nën rrënoja. 

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll