Bota

Fatkeqësitë 'gjunjëzojnë' Gazën/ Pas luftës, pushtohet dhe nga moti i keq, përmbytje kudo, banorët në qiell të hapur

Dhe Aziza al-Shabrawi u përpoq më kot të nxirrte ujin e shiut nga çadra e familjes së saj, duke treguar dy fëmijët e saj që jetonin në kushte të tilla të pasigurta.

14 Dhjetor 2023, 08:35 Nga a.l
Fatkeqësitë 'gjunjëzojnë' Gazën/ Pas
Gaza

GAZA- E gjendur përballlë luftës së ashpër nga forcat izraelite, tashmë një pjesë e Gazës është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu që kanë lënë vendasit në një gjendje katastrofike. 

Sipas Al Jazeera, në një kamp tendash në Rafah, i vendosur në terrenin me rërë të mbushur me mbeturina, njerëzit u panë duke mbajtur kova me rërë për të mbuluar pellgjet brenda ose rreth tendave të tyre.

Dhe Aziza al-Shabrawi u përpoq më kot të nxirrte ujin e shiut nga çadra e familjes së saj, duke treguar dy fëmijët e saj që jetonin në kushte të tilla të pasigurta.

“Djali im është i sëmurë për shkak të të ftohtit të ashpër dhe vajza ime është zbathur. Është sikur të jemi lypës. Askush nuk kujdeset dhe askush nuk ndihmon”, tha 38-vjeçarja. 

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll